Gafur Dudaj

“Gjithmonë kam pasur bindjen e palëkundur se 'Shqipëria do të bëhet nga shqiptarët'. Vazhdoj ta kem dhe më forcohet më tepër, kur shoh se do të integrohemi, vetëm kur të fillojmë të vlerësojmë kulturën, kombin dhe veten tonë.”

Besnik Dudaj

“Zgjerimi dhe zhvillimi i aktivitetit tonë duke ruajtur të shenjta parimet e integritetit, drejtësisë, respektit ndaj tjetrit, qytetarisë, punës dhe përkushtimit, na bëjnë unik në përpjekjen tonë për të ndërtuar një shoqëri më të mirë.”

Adriatik Dudaj

“Shoqëritë dallohen nga koha së cilës i përkasin, teknologjia që përdorin, kultura e fituar, por dhe e trashëguar. Kemi përgjegjësinë dhe detyrimin t'i paraprijmë me vepra dhe vizione së ardhmes.”

Misioni:

Misioni i Grupit Dudaj është prania e ndjeshme në tregun shqiptar, ndihma në forcimin e  ekonomisë shqiptare nëpërmjet rritjes së vlerës së aksionerëve të grupit, zgjerimit të vazhdueshëm të fushave të aktivitetit, ofrimit të produkteve e shërbimeve cilësore, ritmeve të larta të punësimit në bizneset e grupit, fuqizimit të punonjësve nëpërmjet kualifikimit dhe zhvillimit të vazhdueshëm të tyre brenda grupit.

Historiku:

Grupi DUDAJ i themeluar dhe regjistruar si i tillë në vitin 1993, është një nga bizneset e para private të krijuara në Shqipëri pas shembjes së sistemit socialist në fillim të viteve '90.  Grupi e nisi veprimtarinë e tij fillimisht në fushën e hoteleri–turizmit duke e zgjeruar atë gradualisht, ndërsa ekonomia shqiptare dhe vetë grupi rritej (me një rritje vjetore prej 20-25%) me investime të reja në fushën e shtypshkrimeve, punimeve grafike, botimeve,  ndërtimit dhe materialeve të ndërtimit, arsimit të lartë dhe lotarive sportive, marketingut dhe shërbimeve. Për të realizuar funksionet e biznesit të grupit është angazhuar një staf i përhershëm prej 800  punonjësish.


Kompanitë e Grupit
Universiteti Marin Barleti
Hotel Adriatik
Dudaj Konstruksion
Daniel Plastik
Globast
Fazani
Imperial
 
Botimet Dudaj
Shtypshkronja Guttenberg
Studio Grafike
APA
Medialb
Sign A Rama Albania
Gazeta Basti

Adresa: Rr.: “Sami Frashëri”, Nr. 41 Tiranë. Tel.Fax: +3555 4 250156,
email: [email protected], www.dudajgroup.com

© 2007 Shtypshkronja Guttenberg. Të gjitha të drejtat të rezervuara.